UEFA ka licencuar edhe zyrtarisht stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pas lajmit të qarkulluar ditë më parë bazuar mbi burime nga organi më i lartë qeverisës i futbollit europian. Këtë gjë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të saj.
“Ashtu siç pritej, UEFA e ka njoftuar zyrtarisht këtë të enjte Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë i plotëson kriteret pas rinovimit të tërësishëm, ndaj dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve”, thuhet në njoftim.
“Kësisoj, më 10 shtator, në orën 20:45, përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve, tri ditë pasi të debutojë në këtë garë në Baku, në përballjen me Azerbajxhanin”.
ma.me