Gushti po shkon drejt fundit dhe tashmë pushimet u mbyllën edhe për politikën.
Seanca e parë për sesion e ri parlamentar është vendosur të zhvillohet më 3 shtator.
“Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka nxjerrë urdhrin nr. 28, datë 29. 8. 2018, ‘Për mbledhjen e sesionit të tretë të punimeve të Kuvendit në seancën plenare të datës 3 shtator 2018’, me anë të cilit njofton deputetët dhe publikun për fillimin e sesionit të vjeshtës së punimeve të Kuvendit”, njofton zyra e shtypit pranë institucionit të Kuvendit.