Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka kryer një vizitë të papritur mbrëmjen e sotme në Urgjencën e Pediatrisë dhe Kardiologjisë në QSUT.
Qëllimi i inspektimit të ministres ka qenë marrja e opinionit të qytetareve rreth shërbimit dhe në të njëjtën kohë ofrimin e këtyre shërbimeve nga ana e stafit te urgjencës. Gjatë bashkëbisedimit me qytetaret, Manastirliu i garantoi se e gjithë vëmendja e Ministrisë do të jetë për të ofruar shërbime cilësore.
Gjithashtu ministrja theksoi se investimet në shëndetësi do të vazhdojnë me qellim që çdo qytetar të marrë shërbimin e duhur, me procedura të lehtësuara. /ma.me