Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një takim në Lezhë, ka publikuar shifrat e turistëve për muajin gusht. Sipas tij ka një rritje më shumë se 20%, duke e krahasuar me të njëjtin muaj me vitin e kaluar.
“Sipas informacionit që kam nga Ministria e Brendshme, për muajin gusht kanë hyrë në vend 1345000 turistë. Dhe sipas ligjit shqiptar për turizmin, turist quhen ata të huaj që vijnë dhe rrinë mbi një ditë në Shqipëri”, tha Klosi.
Po ashtu ai tha se brenda vitit 2021, është një sfidë për të sjellë mbi 10 milionë turistë. Por për Kryeministrin, Edi Rama, kjo sfidë është për vitin 2025, por e ftoi Klosin që ta realizojë nëse mundet dhe më para.
ma.me