Dy persona i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në kryeqytet. Mësohet se një e re 34 vjeçare është hedhur nga pallati dhe ka gjetur vdekjen në spital. Ndërkohë një i moshuar është gjetur i varur pranë banesës së tij. Rrethanat e këtyre ngjarjeve tronditëse ende nuk janë zbardhur.
Komisariati i Policisë Nr. 4
Në rrugën “Qemal Stafa”, është vetëhedhur nga pallati shtetasja A. H., 34 vjeçe, e cila rreth orës 16:03, ka vdekur në spital. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komisariati i Policisë Nr. 6
Në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës, është gjetur i vetëvarur, shtetasi F. M., vjeç 62. Materialet do t’i kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim
ma.me