Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një burg të Australisë ku disa të burgosur kanë çarë muret për të shkuar te seksioni i femrave për seks. Situata kaotike ndodhi në burgun rajonal të Greenough, në veri të Perthit dhe zgjati për 12 orë. Pasi çanë muret dhe thyen xhamat, të burgosurit fikën edhe dritat, shkruan “Daily Mail”.
Femrave në burg më vonë i është dhënë kontraceptiv i quajtur “The morning after pill”, i cili përdoret një natë pasi është kryer seks i pambrojtur. Tabletat iu dhanë femrave edhe pse shumica prej tyre deklaruan se nuk ishin abuzuar seksualisht pasi meshkujt hynë në seksionin e tyre në burg. Një zëdhënës i burgjeve, Paul Ledingham nuk pranoi të tregonte se ku ndodhën sulmet seksuale gjatë “pushimit”.
Ai u shpreh: “Nëse keni një situatë me trazira që zgjat për 10 deri në 12 orë në një burg, nën mbulesën e errësirës ku meshkuj dhe femra takohen, mendoj se imagjinata e gjithkujt do t’i çonte të mendon se aty po ndodhin gjera.”
ma.me