Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një shtetaz kosovar i cili ka tentuar të grabitë automjetin e dy turistëve hungarezë.
Autori është 46 vjeçari nga Mitrovica, Leonard Hasi. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Molot.
Dy shtetasit e huaj, të identifikuar si G.B. dhe E.B., kanë ndaluar me mjetin e tyre në Milot për të blerë në një market.
Nga situata ka përfituar 46-vjeçari, që është afruar për të vjedhur makinën dhe për t’u larguar.Në pamundësi për të marrë makinën, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën dhe është shoqëruar në Komisariatin e Kurbinit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kurbin. Tenton të vjedhë 2 shtetas hungarez, kapet dhe arrestohet menjëherë nga policia. Sot, rreth orës 09:00, shtetasit G.B. dhe E.B., banues në Hungari, kanë ndaluar me mjetin e tyre, në Milot, duke u ulur nga makina për të blerë. Në momentin kur ata ishin duke blerë, tek mjeti i tyre është afruar një shtetas me qëllim për të vjedhur makinën e të largohej.
Në pamundësi për ta realizuar, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme e makinës dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën në dorë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin.
Pas verifikimeve hetimore, autori i dyshuar, u identifikua me gjeneralitetet Leonard Hasi, 46 vjeç, banues në Mitrovicë – Kosovë. Arrestimi u bë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë’ parashikuar nga neni 134-22 i Kodit Penal.
ma.me