Steven Gerrard kishte vënë prej një jave nën shënjester sulmuesin e Osijek dhe të kombëtares shqiptare, Eros Grezda.
Ky i fundit ka shkëlqyer si me kombëtaren shqiptare ashtu edhe me skuadrës kroate duke fituar tashmë një ftesë nga trajneri Gerrard për t’iu bashkuar Rangers-ave për të ardhmen.
Mediat skoceze bëjnë me dije se transferimi i shqiptarit 23-vjeçar është kryer për shumën e 2 milion paundëve, para të përfituara nga klubi kroat Osijek që kishte në pronësi 100% të kartonit të lojtarit në fjalë.
Sot ai ka kryer testet mjekësore në klinikën e klubit skocez, ndërsa gjatë 24 orëve të ardhshme do të bëhen të gjitha procedurat e nevojshme për transferimin e tij në futbollin ishullor.
Grezda është aktivizuar për kombëtaren kuqezi në 7 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar vetëm 1 gol kundër Turqisë në miqësore.
Me ardhjen e trajnerit Chirstian Panucci ai ka marrë vëmendje të theksuar në formacionin kuqezi, duke u evidentuar si një nga lojtarët që do të ketë të ardhme të madhe.