Historia e stisur dje nga Partia Demokratike për të nisur aksionin e saj opozitar me anë të një montazhi të bërë ndaj një përgjimi të kryer nga “miku” i Denar Bibës, Ledi Bianku, përfundoi si një “Babale” pa asnjë impakt.
Por përtej faktit që gjyqtari Bianku ishte njeri i afërt i deputetit të Bashës, Genc Pollos, dhe që kishte prerë në besë mikun e tij Biba duke e përgjuar për ta bërë pastaj atë përgjim ushqim për politikën e Bashës, ka edhe disa elementë të tjerë që e bëjnë këtë histori qesharake dhe tërësisht të pabesueshme.
Sali Berisha, Petrit Vasili, Bujar Nishani dhe Lulzim Basha i kanë dalë publikisht në mbrojtje Ledi Biankut. Duke e mbrojtur (kur askush nuk e kishte sulmuar) vërtetojnë edhe njëherë se përgjimi është bërë prej tij dhe se PD ishte ajo që e zotëronte e e kishte montuar sipas interesit të saj. Por jo vetëm kaq. Katër personat që e mbrojnë sot publikisht Biankun e Pollos, janë të gjithë politikanë që ka ndërtuar edhe telenovelën e Babales. Janë të katërt politkanë që kanë kreditet më të ulëta në opinion publik dhe që të katër shquhen për të njëjtat “virtyte” si ato të Biankut.
Ndoshta po të mos kishin reaguar këta katër njerëz që shqiptarët i njohin mirë, edhe mund të ishte besuar ndonjë pjesë e sajesës politike, por nuk ndodhi kështu. Zjarri brenda tyre është i tillë që nuk i la të rrinë pa folur.
Mjafton të shohësh këto katër njerëz që i njeh mirë Shqipëria dhe jo vetëm, për të kuptuar se çfarë ka qenë e gjithë ajo histori që u propagandua dje si skandal. I vetmi skandal në këtë histori është se si akoma, Berisha, Nishani, Vasili e Basha tentojnë të tallen me shqiptarët duke trajtuar si kavje Ledi Biankun, pas Babales./LEXO.AL