Kryeminsitri Rama i ka hequr sikletin një sipërmarrësi në kryeqytet, i cili aplikoi në portalin e bashkëqeverisjes për tu ankuar në lidhje me bizneset e tjra që punonin në informalitet e konkuronin në mënyrë të pandershme.
Elton Shani: Kemi një biznes familjar, u detyruam të bëjmë një ankesë dhe morëm përgjigje. Ishte sikleti që kishim një problem me biznesin…Si ta shpreh…
Rama: Ke emocione?
Elton Shani: Si ta shpjegoj…
Rama: Thuaje problemin konkret
Elton Shani: Bizneset rreth nesh kishin informalitet të theksuar…
Rama: Prandaj e ke me siklet ta thuash. Ke siklet se të shohin komshinjtë dhe të paragjykojnë. Por nëse qytetarët vijojnë të rrinë në heshtje këto gjëra nuk do merrnin kurrë zgjidhje.