Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka deklaruar sot se tunelet e Selicës në Burrel, që morën 23 jetë në vitin 1997 dhe mbi 20 vite më pas vijonin të kërcënonin jetën e banorëve të zonës, do jenë të pastruara në shtator.
Në vijim, ministrja Xhaçka shton se pas përfundimit të tunelit të parë, Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nisur punën për pastrimin e të dytit.
“Deri tani është pastruar nga lëndët e plasura dhe të paplasura gjysma e tunelit, duke hequr prej andej 9.5 tonë municione, të cilat janë asgjësuar në poligonin e Bizës. Veç 2 tuneleve, FA kanë pastruar sipërfaqen përreth tyre, si dhe kanë hapur me mjetet e tyre rrugën”, – shprehet Xhaçka.
Po ashtu, ministrja Xhaçka thekson se “brenda shtatorit do të jetë e pastër edhe pika më problematike e mbartur nga viti 1997”.
/b.d