Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar sot me anë të një statusi në facebook për korrigjimin e kufijve, ku sulmon ashpër mediat.
Thaçi shprehet se të gjitha lajmet që qarkullojnë nëpër medja janë lajme të rreme, pasi qëllimi i tij i vetëm është bashkangjitja e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën.
“Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news. HTH”
a.ç