Është shumë herët të diskutohet përmbajtja e marrëveshjes së mundshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kështu shkruan sot agjencia e lajmeve serbe tanjug.
“Çfarëdo marrëveshje që arrihet për zgjidhjen e problemit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, është një marrëveshje që mund të shfrytëzohet si model vetëm nga të dyja vendet, dhe nuk mund të jetë një model për marrëveshje tjera” kështu i kanë thënë burime diplomatike mediumit serb.
Sipas tyre kjo marrëveshje duhet të jetë një kontribut për stabilitet dhe progres të Ballkanit Perëndimor drejtë integrimit në Bashkimin Evropian. Ndryshe ideja e shkëmbimi të territoreve është kundërshtuar ashpër në Kosovë, ndërsa Vuçiq ka deklaruar se të dyja shtetet janë larg arritjes së një marrëveshjeje. Ka qenë qëndrimi i këshilltarit të Donald Trump që ka befasuar të gjithë, duke thënë se nëse Serbia dhe Kosova merren vesh për shkëmbim territoresh atëherë SHBA-të nuk do të ndërhyjnë.
ma.me