Ekstradimi i Arber Çekajt, personit te dyshuar për trafikimin e 613 kilogrameve kokaine kolumbiane në portin e Durrësit me gjasë do të vonojë. Autoritetet gjermane, te cilat e arrestuan për llogari të palës shqiptare, kanë hapur një tjetër hetim ndaj tij.
Ndonëse u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare, në maj të 2018, Arbër Cekaj ende nuk e ka prekur tokën shqiptare. Autoritetet gjermane kanë informuar prokurorinë shqiptare se kanë nisur hetimet për Cekajn, pasi kanë dyshime se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre.
Prokuroria për Krime të Rënda e konfirmoi këtë fakt për News24, por zyrtarët e saj e kishin të pamundur të jepnin shpjegime nëse biznesmeni, po hetohet nga gjermanët vetëm për episodin e trafikimit të sasisë rekord të drogës, apo edhe raste të tjera. Kjo për faktin se nuk janë vënë në dijeni të asnjë të dhëne të grumbulluar nga homologët gjermanë.
E ndërsa për Cekajn, nuk mund të thuhet me siguri se kur do të ekstradohet në Shqipëri, të vetmit që vijojnë të mbahen në qelitë e paraburgimit për trafikimin e drogës me vlerë 180 milionë euro, janë menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj dhe shoferi I kamionit, Armand Pezaku. Prokuroria shqiptare ka dyshime se droga e kapur në magazinat e kompanisë ‘Arbri garden’, do të trafikohej drejt vendeve të BE-së, ndër to edhe në Gjermani.
ma.me