Shtatzënia e këngëtares Adelina Tahiri ka qenë gjatë gjithë kohës në vëmendjen e mediave.
Kjo edhe prej faktit se këngëtarja ka qenë tejet aktive në rrjetet sociale gjatë gjithë pritjes së ëmbël.
Por këtë të hënë, më 27 gusht, këngëtarja është bërë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë të birin.
Ajo ka publikuar fotografinë e parë teksa shihet dora e saj dhe e vogëlushit Jon, emrin e të cilit e ka bërë me dije edhe më parë.
“Mirëseerdhe në jetë, princi i vogël Jon”, shkruan këngëtarja.
Më 18 gusht, Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, organizuan festën e mirëseardhjes së djalit të tyre, e njohur si “baby shower”.
Në fillim të vitit, Adelina lidhi kurorë me avokatin e pasur maqedonas Serjozha Markov, i cili është rreth 50 vjeç, ndërkohë që Adelina Tahiri nuk i ka mbushur as të 30-at.