Një video e shpërndarë në internet tregon se si tre ushtarë izraelit e përjetojnë me të qeshura ekzekutimin e një palestinezi.
Video është shpërndarë nga “B’Tselem”, një organizatë jofitimprurëse që dokumenton shkeljet e të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara nga Izraeli.
Në të dallohet njëri prej tre ushtarëve që bëhet gati për të qëlluar, ndërsa një tjetër i cili bën thirrje të presë e të marrë shenjë si duhet.
Pasi qëllojnë në shenjë palestinez, ushtarët izraelit fillojnë të qeshin, ndërsa thonë: “Kjo do t’i mësojë që të mos qëllojnë më me gurë.”/a.ç