“Prokuroria të hetojë nëse Taulant Balla ka bërë sekserin e mikut trafikant te Damian Gjiknuri dhe kudo tjetër që ka marrë miliona euro nga paratë publike në kundërshtim me ligjin”, – u shpreh sot në një deklaratë për mediet, deputeti i PD-së Ervin Salianji.
Detupeti i PD-së Salianji në vijim shtoi se Damian Gjiknuri nuk mund të fshihet pas së kaluarës dhe as të mashtrojë qytetarët me teknikalitete, që mbulojnë të vërtetën.
“Njoftimi i fituesit nga Ministria e Gjiknurit nuk flet për pjesëmarrës të tjerë në garë, çka do të thotë se leja i është dhënë praktikisht pa garë mikut trafikant droge të Taulant Ballës. Mashtrimi tjetër i Damian Gjiknurit është se Edmond Bego ka marrë leje minerare në vitin 2009 nga një ish-ministër demokrat”, – tha ai.
Po ashtu, Salianji shpjegon se “në vitin 2009 “Inerte Expres”nuk ka qenë në pronësi të Edmond Begos. Në vitin 2009, Edmond Bego u arrestua nga qeveria e Partisë Demokratike si një nga anëtarët më të rrezikshëm të bandës më të pamëshirshme, bandës së Lushnjës”.
“Është fakt i pandryshueshëm se Damian Gjiknuri ka firmosur një leje minerare për një të dënuar me 21 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge”, – theksoi Salianji. /b.d