Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka publikuar një status në Facebook si dhe videon për mediat, ku shihen dy persona gjatë natës të cilët i kanë vënë flakën makinës së nënkryetarit te Bashkisë Mallakastër, njëkohësisht nënkryetar i PD, Hajredin Serjanaj si dhe largohen me shpejtësi. Përmes postimit në Facebook, deputeti i PD thotë se policia do ta mbyllë ngjarjen si aksidentale.
“Pavarësisht se policia ka pare me pamje se djegia e makinës është e qëllimshme, shefi i krimeve ne Komisariatin e Policisë Mallakastër i ka kërkuar zvkryetarit te Bashkisë Serjanaj ta mbyllin këtë çështje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se kështu do te ishte me mire për te dy palët”- thotë Alibeaj në postimin e tij./a.ç