“Kryeministri i vendit më të varfër në Europë, niset me charter serb drejt Italisë për të parë një ndeshje”.
Është ky denoncimi i deputetit demokrat Edi Paloka, i cili thotë se pasi përfundoi mbledhja e sotme e qeverisë, Rama u nis për të parë ndeshjen Juventus-Lazio.
Madje për të bindur këdo skeptikë, deputeti demokrat fton këdo ka mundësi që ta verifikojë.
“Pak minuta më parë, ekzaktësisht me 13.44, Kryeministri i vendit më të varfër në Europë, pasi ka mbërritur në aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar, është nisur për në Torino me një charter të Serbisë YUBTB.
Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio që zhvillohet në orën 18.00
Kushdo që e ka mundësinë, gazetarë ose jo, le ta verifikojë”, shkruan Paloka.
/b.d