Një zbulim i jashtëzakonshëm ka ndodhur në Siberi, ku një grup shkencëtarësh kanë gjetur të ruajtur në gjendje perfekte, mbetjet e një kali që ka jetuar 40 mijë vjet më parë.
Bëhet fjalë për një kafshë që ka ngordhur jo më shumë se pas tre muajve jetë.
Zbulimi u bë në një zonë të akullt, nga disa banorë, të cilët lajmëruan autoritetet.
Studimi mbi trupin e fosilizuar të kalit, po kryhet nga studiues rusë dhe japonezë të cilët punojnë në Universitetin e Yakutsk.
“Dy gjëra janë befasuese dhe e bëjnë këtë zbulim historik: gjendja e ruajtjes pas kaq shuam vitesh dhe mosha e re e kafshës së ngordhur”, shpjegoi Semyon Grigoryev, përfaqësues i muzeut shtetëror rus ku do të qëndrojnë mbetjet e kafshës.
Ai shton se gjithçka ka ardhur si pasojë e akullit të vazhdueshëm në zonë. /b.d