Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pas mesditës kur sërish vranësirat fuqizohen duke sjellë rrebeshe afatshkurtra në zonat malore por shira të izoluar në zonat e ulëta ndërsa bregdeti Qendror dhe Jugor paraqiten kryesisht pa shira.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 1-2°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita sjell një rritje të vlerave termike duke ngjitur maksimumin mbi 33°C.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det vijon dallgëzim 2-3 ballë.
Europa
Në pjesën më të madhe të Europës dominojnë kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Por brigjet Perëndimore të kontinentit si edhe pjesërisht Europa Juglindore mbeten me vranësira dhe shira të përkohshëm. /b.d