Një zjarr masiv shkrumboi rreth 50 km pyje në jug të Berlinit. Banorët e fshatrave përreth u vunë në alarm.
Vatra e zjarrit, me një rreze të gjerë sa 500 fusha futbolli, detyroi autoritetet të urdhëronin evakuimin e zonës.
Fshatrat në një rreze më të largët u këshilluan të mbajnë dritaret mbyllur nga tymi i madh.
Mbi 300 zjarrfikës dhe qindra vullnetarë u angazhuan në shuarjen e flakëve, por puna e tyre kanoset nga një tjetër rrezik, prania e bombave të nëndheshme të kohës së Luftës së Dytë Botërore, që besohet se janë ende të groposura në pyll.
Autoritetet njoftuan për disa shpërthime. Flakët janë vënë nën kontroll, edhe pse ekipet e emergjencave thonë se duhet ditë për shuarjen e plotë të tyre.
Dyshohet se zjarri, i cilësuar si më i madhi në në Gjermani në dekadat e fundit, mund të jetë i qëllimshëm.
/b.d