Trupi i pajetë i një 50-vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij. Novruz Shyti nga Korça është gjetur i vdekur mëngjesin e së premtes në lagjen nr.8 të qytetit.
Burime të rezervuara për ‘Abc’ thanë se viktima ka pasur një konflikt me një person të identifikuar tashmë nga policia.
Të njëjtat burime thanë se mbrëmë viktima ka qenë duke pirë me një të afërm në një hyrje të pallatit aty pranë, ku ka pasur edhe një konfrontim fizik me Emiljano Nafizin.
Sipas të dhënave të para dyshohet se viktima mund të jetë vrarë në orët e para të mëngjesit, ndaj pista kryesore ku po hetohet është ajo e vrasjes.
Mësohet se Novruz Shyti jetonte në banesë me vëllanë e tij.
a.ç