Ish lojtari i Arsenalit beson se kosovari rrezikon që shumë shpejt të startojë pasi që të tjerët janë duke konkurruar për pozitën e tij.
Roli i Granit Xhakës në Arsenal është vënë në pikëpyetje nga Ray Parlour, me kosovarin që ai e ka konsideruar se “e humbet shpesh top[in” dhe ka mungesë gatishmërie për lojë.Unai Emery po kërkon nga Arsenali që të jenë më të pakalueshëm në mbrojtje dhe qendër por ata në dy ndeshje kanë pësuar pesë gola.
Xhaka konsiderohet mburojë para katër mbrojtësve, përderisa ai duhet të bëj edhe lidhshmëri në mes të mbrojtjes dhe sulmit.Parlour, megjithatë, ka treguar se 25 vjeçari pritet ta humbet këtë vend, me Lucas Torreiran që e sheh shpejt para tij në formacionin e parë.
“Xhaka vazhdimisht e humbet topin dhe atë shumë në këtë sistemin e ri pasi që luan më shumë me mbrojtjen. Ai ka nevojë që të lëvizë më shumë se mundet”, ka thënë ish mesfushori i Arsenalit për The Sun.“Por, ai mund të mësojë si ta përdorë topin në këto zona. Nëse krahasohet me Matteo Guendouzi, i cili ka impresionuar këto ndeshje, ai është shumë më pak energjik apo i lëvizshëm.
Nëse ai nuk e bën punën e tij, Emery shpejt do ta lërë në bankë, ashtu sikurse bëri që në pjesën e parë kundër Chelsea. Me Lucas Torreira, i cili mendoj që herët apo vonë do të startojë, Xhaka do të mbetet në bankë tek Arsenali”, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)