Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj deputetit socialist Talant Balla, të cilin e akuzon se i ka ofruar mbrojtje biznesmenit Edmond Bego
Deputeti demokrat Gent Strazimiri tha se në autostradën Tiranë-Elbasan, kompania e Edmond Begos ka përfituar 10 milionë euro nga paratë e taksapaguesve.
“Rasti më flagrant është ai i ndërtimit të autostradës së Elbasanit. Partia Demokratike ka vërtetuar se kompania “Inerte Express” e trafikantit të drogës dhe mikut të familjes së Taulant Ballës ka përfituar 10 milionë euro që nga viti 2015 deri më sot nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Është kjo një nga arsyet pse gjendja për njerëzit e zakonshëm është përkeqësuar dhe mesatarisht 45 biznese mbyllen në ditë, që kur Edi Rama vendosi thundrën në ekonominë shqiptare.
Ti dyqanxhi, biznesmen shqiptar apo i huaj, që psherëtin në kafe dhe thua që leku “është mçef”, kupto që leku nuk është fshehur! Ai shkon në xhepat e trafikantëve të drogës, biznesi i të cilëve shumëfishohet brenda ditës nën kujdesin e veçantë të Edi Ramës dhe taulantëve të tij”, tha Strazimiri
a.ç