Policia e Shtetit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka deklaruar mëngjesin e sotëm se Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës ka marrë masa shtesë për rritjen e sigurisë së pushuesve, duke monitoruar dhe patrulluar në zonat bregdetare.
Njoftimi i policisë:
Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!
Arbeni dhe Isametini, sëbashku me kolegët e tjerë të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës në shërbim për sigurinë e pushuesve. Për sezonin turistik patrullojnë në zonat bregdetare duke i dhënë përparësi monitorimit të zonave që frekuentojnë pushuesit me qëllim rritjen e sigurisë së pushuesve vendas dhe të huaj.
Për çdo emergjencë telefononi Policinë e Shtetit në numrin 112!
a.ç