ELBASAN- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti gjatë ditës së sotme në Elbasan.
Aksidenti ka ndodhur në unazën jugore të qytetit, ndërsa një makinë është përplasur me një çiklomotor.
Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i ciklomotorit rreth 60 vjeç me inicialet Sh.G nga Elbasani.
Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Honda” , me traga AA 366 GK me drejtues shtetasin D.M.,24 vjeç, banues në fshati Mjekës, Elbasan, është përplasur me një çiklomotor tip “Honda” pa targa, me drejtues shtetasin Sh.G., 69 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” , Elbasan.
Si pasojë e aksidentit është dëmtur drejtuesi i çiklomotorit shtetasi Sh.G., i cili u transportua në Spitalin Rajonal në Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”- thuhet ne njoftimin e policise.
a.ç