Shqipëria vijon të ketë një numër të madh jetësh të humbura nga aksidentet rrugore edhe pse në krahasim me vitin e kaluar ka një frenim të lehtë.
Sipas të dhënave të INSTAT në shtatë-mujorin 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 116, nga 127 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat tregojnë se në korrik 2018, aksidentet rrugore, në 74,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 45 – 60 vjeç, duke zënë 27,1 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë rritur me 15,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në shtatë mujorin 2018, aksidentet rrugore në 20,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 7,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.
Në muajin Korrik 2018 numërohen 166 aksidente rrugore, nga 199 aksidente të ndodhur në Korrik 2017, duke u ulur me 16,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Korrik 2018, numri i të aksidentuarve është 210 persona, nga 272 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 22,8 %.
Numri i të aksidentuarve në shtatëmujorin 2018, është 1.276, duke u ulur me 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin korrik 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 18 persona, nga 22 që ishte një vit me parë.(monitor)
a.ç