Një 35-vjeçar në Dibër është arrestuar nga policia për aksidentimin me automjet të dy adoleshentëve që ecnin në rrugë.
Në pranga ka rënë Albert Capa, banues në Maqellarë, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 22.00 të mbrëmjes së të martës, 21 gusht 2018, në aksin rrugor Bllatë-Maqellarë.
Capa duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka aksidentuar shtetasin L.P, 15 vjeç, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumes në Tiranë dhe shtetasin K.M, 18 vjeç, i cili po trajtohet për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
a.ç