E ardhmja e Eden Hazardit te Chelseat mbetet në dyshim. Ylli belg nuk ka vendosur ende të vazhdojë kontratën me londinezët.
Sipas “The Sun”, Chelsea është e gatshme t’i ofrojë Hazardit kontratë pesëvjeçare, me pagë javore në vlerë 335.000 euro, por ai po heziton ta nënshkruajë marrëveshjen e re.Interesim për Hazardin ka shprehur Real Madridi.
27-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020, përgatiti Koha. (b.an)