Ministria e Sportit është e vendosur që të mos lejojë zhvillimin e asnjë ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri”, pa u bërë pranimi teknik.
Për Sportin në KTV, ministri Kujtim Gashi ka deklaruar se pasi të bëhet pranimi teknik dhe certifikimi nga UEFA, stadiumin do t’ia dorëzojnë Komunës e cila do të vendosë për të gjitha gjërat.
“Pranimi teknik do të bëhet në ditët në vazhdim duke pasur parasysh se ne ende nuk e kemi pranuar certifikimin nga UEFA. Pas certifikimit nga UEFA dhe pas pranimit teknik, stadiumin zyrtarisht ia dorëzojmë Komunës, e cila vendos pastaj për menaxhimin, kujdesin, por edhe mënyrën e shfrytëzimit.
Pa u bë pranimi teknik nuk do të ketë as stërvitje e as lojë. Pas përfundimit të procedurave, stadiumi do të jetë në shërbim 24 orë, por do të ketë përgjegjës e mbikëqyrës, e jo sikur që është tani vetëm me roje”, ka thënë ai. (b.an)