Pas dasmës në rrjetet sociale vërshuan kritikat dhe komentet, që siç duket e kanë detyruar të mbyllë profilet e tij zyrtare në Facebook dhe Instagram.
Ish-moderatori i Top Channel i emisionit Select, në edicionin e tij të fundit, Mishel Rrena, u martua pak ditë më parë në një ceremoni private me partnerin e tij Tian, në Londër.
Me këtë martesë, Rrena bëhet personazhi i parë publik shqiptar që martohet me një person të të njëjtit seks.
Pas dasmës në rrjetet sociale vërshuan kritikat dhe komentet, që siç duket e kanë detyruar të mbyllë profilet e tij zyrtare në Facebook dhe Instagram, përgatiti Shqiptarja.com.