Kryeministri grek, Aleksis Cipras u shpreh sot i entuziasmuar në një mesazh televiziv të përcjellë nga ishulli i Itakës, simbol i rrugëtimit të gjatë të Uliksit se Greqia po rimerr sot në dorë fatin e saj.
Me shpresën për të shënuar ditën e parë ”të një epoke të re” të vendit tonë ‘’i lehtësuar’’ nga planet e ndihmës ndërkombëtare dhe monitorimit prej tetë vitesh nga ana e kreditorëve.
Aleksis Cipras zgjodhi Itakën në detin Jon, pikën e nisjes dhe të kthimit të Uliksit në Odisenë e Homerit, për të njoftuar fillimin e dite të re për Greqinë. Një ditë historike që shënon fundin e politikave të masave shtrënguese dhe recesionit.
/b.d