Një godinë në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë është përfshirë nga flakët rreth orës 14:15. Zjarri ka rënë në një dhomë që përdorej nga një kompani telefonike për mbajtje të baterive, thotë Policia e Tiranës.
Flakët e zjarrit u vendosën nën kontroll brenda një kohe të shkurtër.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Polica njofton se nisi hetimet për të zbardhur shkaqet.
a.ç