Në hyrje të Elbasanit vijon lëvizja e autoshkollave dhe kamionëve, ndërkohë që udhëzimi i Ministrisë së Brendshme kufizon qarkullimin e automjeteve me tonazh të rëndë dhe autoshkollave nga ora 15:00 deri në orën 22:00. Teksa kanë kaluar gati 3 orë nga orari i parashikuar në udhëzim, Top Channel vëzhgoi se këto mjete vazhdojnë të lëvizin.
Ministria e Brendshme dha udhëzimin që për lehtësimin e qarkullimit të pushuesve të kufizohej lëvizja e mjeteve të rënda gjatë fundjavës. Nga data 15 qershor deri në 15 shtator, orari i lëvizjes në zonat turistike nuk lejohet të premteve nga ora 15:00 deri në orën 22:00; të shtunave nga ora 08:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 22:00; për ditët e diela, nga ora 07:00 deri në orën 22:00.
Udhëzimi parashikon që mjetet të cilëve do u kufizohet lëvizja janë: mjetet e transportit të mallrave me peshë mbi 7.5 ton, me gjatësi më të madhe se 12 m; mjeteve bujqësore ose rrugore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km si dhe për kursantët e autoshkollave mësimore. TCH
ma.me