Ka disa gabime të femrave që meshkujt nuk i falin dot, prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshme.
Para se ata të vendosin të largohen përfundimisht nga ju duhet të evitoni këto gabime që janë “fatale” për lidhjen tuaj.
1.Ti i kërkon atij vazhdimisht të të blejë gjëra të shtrenjta
Nëse ti mendon se partneri yt ka për detyrim të paguajë për të gjitha tekat apo kapriçot e tua, e ke gabim.
Asnjë mashkull nuk dëshiron të ndihet “i shfrytëzuar për para” nga e dashura e vet. Prandaj bën mirë t’i ulësh pritshmëritë me mundësitë tuaja reale dhe mos ta teprosh.
2.Ti nuk i ndahesh atij natë e ditë
Sigurisht, në periudhën tuaj të njohjes është normale që do dëshironi të kaloni sa më tepër kohë me njeri-tjetrin. Por ki parasysh se jeta vazhdon dhe është shumë dinamike dhe nuk mund të pretendosh që ai të jetë 24 orë me ty.
Lëri atij hapësirën për të cilën ai ka nevojë dhe mos e bëjë të ndihet “si në burg” pasi përndryshe herët a vonë ai do dëshirojë t’ia mbathë prej teje.
3.E shantazhon me seks nëse nuk të plotëson dëshirat e tua
Kjo është një pikë shumë e dobët për meshkujt dhe është shumë e rrezikshme të bësh me të lojën “ ta jap, nuk ta jap” nëse ai nuk plotëson dëshirat e tua.
Kujdes me këto shantazhe, pasi një mashkull të cilit i mungon jeta seksuale mund të kërkojë diku tjetër ta plotësojë këtë boshllëk.
4.Ti përpiqesh ta tjetërsosh atë plotësisht
Nëse ju të dy jeni bashkë, sigurisht që jeni pëlqyer me njëri-tjetrin me të mirat dhe të metat që ka secili nga ju. Pavarësisht se duhet të përshtateni të dy dhe të mundoheni të përmirësoheni për njëri-tjetrin, kjo nuk do të thotë se tashmë ti duhet ti diktosh atij çdo gjë: çfarë duhet të veshë, çfarë duhet të hajë, me cilët shokë e miq ai duhet të shoqërohet e të gjitha me radhë.
Edhe ky është një gabim që meshkujt nuk e falin dot, pasi nëse ti përpiqesh të ndryshosh çdo gjë të tij, atëherë ai nuk do të ndihet më vetvetja dhe do vijë një moment që ai nuk mund të durojë dot më.
/b.d