Lojtarët e Atletico Madrid e festuan edhe në rrjetet sociale triumfin e tyre ndaj Real Madrid në Superkupën e Evropës. Mes shumë fotove dhe “stories” bie në sy Antoine Griezmann. Francezi i “colchoneros” postoi një fotomontazh ku shihet duke u kurorëzuar nga Sergio Ramos, kapiteni i Realit. Griezmann ka dashur të tregojë se në kryeqytetin spanjoll tashmë po “mbretëron” Atletico, ndërsa Reali ka dorëzuar fronin.
MA.ME