SARANDË- Një gomone e braktisur është gjetur sot në grykëderdhjen e Bistricës në Sarandë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti lundrues mund të jetë vjedhur, ndërsa dyshohet se ai i përket një shtetasi italian.
Po ashtu mësohet se brenda gomones nuk kishte asnjë gjë të dyshimtë, pasi ajo ishte bosh.
Ndërkohë, priten detaje zyrtare nga policia.
a.ç