Shifrat e transportit ajror përmes aeroportit të Rinasit për shtatëmujorin e parë të këtij viti tregojnë një rritje të ndjeshme të qytetarëve që kanë hyrë në vend.
Në shtatë muajt e parë të këtij viti, sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, në total përmes aeroportit të Rinasit kanë kaluar 1,616,240 pasagjerë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar nga Rinasi kishin udhëtuar 1, 413,390 pasagjerë.
Këto shifra tregojnë një rritje prej 202 mijë e 850 pasagjerësh, të cilët kanë preferuar të përdorin Rinasin për transport ajror.
a.ç