Manchester City në muajt e ardhshëm mund të jetë pa njërin nga lojtarët më të mirë të skuadrës.
Raportohet se Kevin De Bruyne ka pësuar një lëndim të rëndë në gju, që mund ta lë jashtë fushës për dy apo tre muajt e ardhshëm, raporton Goal.
Megjithatë në ditët e ardhshme do të shikohet ndeshja e ardhshme dhe do të dihet me saktësi shkalla e lëndimit të mesfushorit belg, transmeton Koha.net.
Ai ka lënduar ligamentet, dhe një lëndim të tillë e kishte pësuar edhe më 2016 që e kishte lënë jashtë fushës për nëntë javë. (b.an)