Pas largimit nga kombëtarja e Kroacisë e Vedran Colukas dhe Mario Mandzukic, tani të njëjtën gjë ka vendosur të bëjë edhe portieri Danijel Subashiq. Pas fitoi medaljen e argjendtë me Kroacinë në Kupën e Botës, 33-vjeçari ka vendosur të largohet nga Kombëtarja e Kroacisë.
Këtë e ka bërë zyrtare përmes një letre që ia ka dedikuar tifozëve. Subashiqi ka luajtur për Kombëtaren e Kroacisë për nëntë vite. Paraqitjen e parë e bëri në vitin 2009. Gjatë kësaj kohë, ai i ka bërë 44 ndeshje me Kroacinë.
Këtë verë, ai arriti suksesin më të madh me Kombëtaren, kur fituan medaljen e argjendtë të Kupës së Botës në “Rusi 2018”.
“Pas 10 viteve, ka ardhur koha që të ndahem nga fanella ime e preferuar. Ka qenë një rrugëtim i gjatë që nga hera e parë kur kam luajtur në vitin 2008 dhe ëndrrat e një portieri nga Zadari janë plotësuar përmes punës, mundit dhe durimit përderisa qëndronte ulur në stol, duke pritur që të bëhej numri një, ose për mua numri 23, pasi është numri im i preferuar”, ka shkruar ai në letrën përshëndetëse, përgatiti Koha. (b.an)