Në segmentin rrugor Mirditë-Fushë-Arrez, gjatë pasdites së sotme janë regjistruar rrëshqitje dherash dhe gurësh në rrugë.
Shkak janë bërë reshjet e shumta të shiut që përfshinë thuajse të gjithë territorin e vendit.
Mësohet se shembja e dherave dhe gurëve ka ndodhur në tre pjesë të ndryshme të këtij segmenti rrugor.
Për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve, rruga është e bllokuar plotësisht rreth 10 kilometra larg fshatit Gjergjan duke shkaktuar trafik të automjeteve.
Situata vijon të jetë problematike ndaj apelohet për kujdes nga ana e përdoruesve të rrugës./a.m.