Pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, vjen reagimi nga ambasadori amerikan Greg Delawie. Ky i fundit përmes një postimi në Twitter deklaroi se kjo është një ditë e pikëlluar për sundimin e ligjit në Kosovë.
“Një ditë e pikëlluar për drejtësinë në Kosovë, ku prokurori jep dorëheqje për shkak të kërcënimeve dhe mungesës së përkrahjes. është shqetësuese në veçanti kur ai ishte duke punuar në rastin e mashtrimit masiv të pensioneve”, ka shkruar Delawie.
Po ashtu ai theksoi edhe se Kosova duhet të provojë angazhimin e saj për sundimin e ligjit jo vetëm duke mbështetur prokurorët, por edhe duke siguruar që të gjithë ata që janë të dënuar të kryejnë dënimin.
a.ç