Në tragjedinë e Genovas nga shembja e një ure, 37 persona mbetën të vdekur, mes tyre ishin edhe dy shqiptarë.
Dy shqiptarët, Marjus Djerri dhe Edi Bokrina kanë qënë bashkë në një makinë duke shkuar për në punë.
Po kush ishte Marjus Djerri?
Prej vitit 2015 luante në rolin e sulmuesit në skuadrën amatoriale Black Out të provincës së Genovas. Sic e dëshmon dhe skeda e tij si lojtar, gjatë sezonit 2016-2017 Marjus kishte shënuar 10 gola me skuadrën e tij.
Në momentin e tragjedisë ai po udhëtonte për të punuar drejt komunës Rapallo e po tranzitonte mbi urën Morandi.
Familjarë e Marjus Djerrit që gjatë ditës së djeshme kishin deklaruar zhdukjen e tij duke e kërkuar në spitalin San Martino të Genovas.
Po kush ishte Edi Bokrina
Në furgonin e punës ai udhëtonte së bashku me shqiptarin tjetër Admir Bukrina 22 vjec me origjinë nga fshati Oblik i Shkodrës.
Admir Bukrina ishte i martuar e sipërmarrës e një shoqërie të vogël ndërtimi. Bisnesi i tij rezulton i regjistruar e si pronar i vetëm prej 5 dhjetorit të vitit 2016.
a.ç