Nuk do të ketë më polici brenda rrethimit të stadiumeve. Konfirmimi përfundimtar ka ardhur sot nga drejtuesit e FSHF-së në një mbledhje të zhvilluar me drejtuesit e klubeve. Shefi i marrëdhënieve juridike në FSHF, Aldi Topçiu, konfirmoi gjithçka. “Problemi i sigurisë në stadium ishte çdo vit, kemi qenë në kontakt për të organizuar ndeshje më të sigurta, pa probleme, jo gjithmonë ka qenë e arritur në 100%.
Në muajin që lëmë pas kishim disa korrespondenca me policinë, nga e cila kanë rezultuar disa impiante sportive, jo të gjitha të Superiores por edhe të ulëta. Sivjet fatmirësisht kemi rikthimin e një përplasje të madhe sportive e kulturore si derbi. Problemet e sigurisë së të kaluarës shpresojmë të mos i kemi edhe sivjet, ka tërheqje vëmendje të policisë nga problemet.
Ligji ka ndryshuar, policinë nuk do ta kemi më në stadium, pozitiv se nuk do të kemi polici në stadium si gjithë Europa, ana negative është se kërkon dyfishin e mundit tuaj për ndeshjet”, – tha ai.
Shefi i Sektorit të Garave, Lysjen Nurishmi, shpjegoi se testi i patë i vërtetë do të jetë supersfida mes Skënderbeut dhe Partizanit në Korçë.
“Policia do të qëndrojë jashtë rrethimit të stadiumeve dhe pjesa brenda do ta kenë kompanitë e stjuardëve të licencuara nga Ministria.
Klubet të hyjnë në kontakt një javë para ndeshjeve, që policia të jetë e pranishme edhe jashtë. Duke parë këtë problem, klubet të hyjnë në kontakt sa më parë. Skënderbeu me Partizanin ka pasur probleme me tifozeritë, do të jetë një test i madh në lidhje me organizmin”, – u shpreh Nurishmi. /ma.me