Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili sipas shumë raporteve ndërkombëtare mbron praktikat korruptive të gjyqtarëve dhe bën qoka me anë të vendimeve, ka vlerësuar maksimalisht gjyqtarët e shkarkuar deri më tani nga komisioni i Vetingut, për mosjutifikim të pasurisë, kontakte të papërshtatshme me krimin apo për paaftësi profesione.
Gjyqtarët që sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, nuk janë të përshtatshëm për të shërbyer në drejtësisë e re, janë vlerësuar me pikë maksimale nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, si njerëzit më të shkëlqyer të sistemit. Me vendim nr. 87/3, datë 08.07.2016, KLD ka vlerësuar ‘shumë mirë’ gjyqtarin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Bledar Abdullai, i shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit për shkak të deklarimit të jo të saktë dhe mosjustifikimit të pasurisë së deklaruar.
Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me vendim nr. 14/12 datë 26.01.2015 ka vlerësuar ‘shumë mirë’ gjyqtarin pranë Gjykatës Apelit Tiranë, Ervin Metalla, bazuar në të gjitha kriteret e vlerësimit, që nga efektiviteti, cilësia e gjykimit, koha e gjykimit, aftësitë organizative, produktiviteti, qartësia e të shkruarit të vendimeve, etika gjatë dhe jashtë procesit gjyqësor etj. Ndërkaq, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, pas një hetimi të thelluar, bashkë me përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, vendosi të shkarkonte Ervin Metallën si i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. KLD, në shtator të 2013, ka miratuar aktin e vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarit në Gjykatës e Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, duke e vlerësuar maksimalisht.
Ndërkohë që Komisioni i Pavarur të Kualifikimit vendosi të shkarkonte nga detyra gjyqtarin Trezhnjeva, pasi nga hetimi i thelluar rezultoi se nuk justifikonte pasurinë. Po ashtu, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me vendim Nr. 95/5 datë 02.10.2015, pasi shqyrtoi dhe projektaktin përfundimtar të vlerësimit të paraqitur nga kryeinspektori i KLD, ka vlerësuar ‘shumë mirë, gjyqtarin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Artan Laze.
Ky i fundit u shkarkua pak ditë më parë nga KPK për shkak të mosjustifikimit të pasurisë. KPK ka shkarkuar edhe gjyqtarët Admir Thanza, Tom Ndreca, Gani Dizdari, Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj, Artan Broci dhe Artan Zeneli, që të gjithë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, por këta të fundit nuk janë subjekte të vlerësimit të KLD.
Bilanci i vlerësimit
Vlerësimi për vitet 2007-2009
Shumë mirë 224 gjyqtarë
Mirë 33 gjyqtarë
Pranueshëm 5 gjyqtarë
I paaftë 0 gjyqtarë
Gjyqtarët e shkarkuar nga Vetingut dhe të vlerësuar nga KLD
Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar nga Vetingu, vlerësuar nga KLD ‘shumë mirë’
Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, i shkarkuar nga Vetingu, vlerësuar nga KLD ‘shumë mirë’
Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, i shkarkuar nga Vetingu, vlerësuar nga KLD ‘shumë mirë’
Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar nga Vetingu, vlerësuar nga KLD ‘shumë mirë’
Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, i shkarkuar nga Vetingu, nuk është subjekt i vlerësimit
Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, i shkarkuar nga Vetingu, nuk është subjekt i vlerësimit
Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, i shkarkuar nga Vetingu, nuk është subjekt i vlerësimit
Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar nga Vetingu, nuk është subjekt i vlerësimit
Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar nga Vetingu, nuk është subjekt i vlerësimit
Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar nga Vetingu, nuk është subjekt i vlerësimit
Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar nga Vetingu, nuk është subjekt i vlerësimit
Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, i shkarkuar nga Vetingu, nuk është subjekt i vlerësimit
Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë, i shkarkuar nga Vetingu, nuk është subjekt i vlerësimit
Gjyqtarët e shpëtuar nga KLD
Gjin Gjoni, anëtar i KLD, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Tiranë
Ken Dhima, Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Vlorë,
Ergys Selmani, Gjykata e Fierit
Ahmet Jangulli, Gjykata e Shkodrës
Shpëtime Pitaku, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
Ardian Kalia, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Astrit Shema, Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Vlorë
Tomorr Kullolli, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Matilda Llangozi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat
Gentiana Xhelili, Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Vlorë
Ali Koleci, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat
Laurent Fuçia, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Enkeleda Doda, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë
Petraq Çurri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Neritan Cena.
Joana Qeleshi, Gjykata e Durrësit
Petrit Aliaj, Gjykata e Apelit Vlorë
Dhurata Bilo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
Maksim Qirjazi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë
Ilir Pashaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Elidon Papazisi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër
ma.me