Shtëpia e Bardhë po shqyton mundësinë e veprimeve ligjore ndaj ish punonjëses Omarosa Manigault Newman pasi ish- këshilltarja e presidentit Trump pritet të botojë një libër këtë javë dhe bëri publik një inçizim, që ajo thotë se e ka bërë fshehtazi kur u pushua nga puna.
Omarosa Manigault Newman, e cila fillimisht tha se ishte larguar vetë nga puna në Shtëpinë e Bardhë, tani pretendon se është shkarkuar dhe se ka prova se është kërcënuar të heshtë për këtë.
Gjatë një interviste në kanalin NBC, Omarosa thotë se ajo fshehurazi regjistroi Shefin e Personelit, John Kelly kur ai e pushoi nga puna.
Në librin e saj të ri Omarosa pretendon se tre vetë i kishin thënë asaj se ekziston një incizim i presidentit ku ai përdor fjalë raciste gjatë kohës së emisionit televiziv “Apprentice”, në vitin 2015.
Ajo më parë kishte thënë se nuk e kishte dëguar vetë kasetën, tani pretendon se e ka dëgjuar, por shton se kur e dëgjoi ishte tepër vonë për të bërë ndryshime në libër. Nuk ka prova se një kasetë e tillë ekziston.