Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan. Burime nga policia bëjnë me dije se një mjet tip “Suzuki” ka dalë nga rruga dhe si rrjedhojë është plagosur rëndë drejtuesi.
‘Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Lolaj, mjeti tip “Suzuki” me targa AA 830 BK, me drejtues shtetasin E.F., 26 vjeç, banues në fshatin Pekisht, Peqin, ka dalë nga rruga.
Dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, shtetasi E.F., i cili u transportua në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, sqaron policia.
a.ç