Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.30, në fshatin Porodinë ku katër persona të maskuar, kanë hyrë me forcë për të vjedhur banesën e shtetasit E.D, 38 vjeç.
Autorët kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjestarëve të familjes.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve.
Njoftimi i plotë:
Korçë
Informacion paraprak.
Më datë 12.08.2018, rreth orës 22.30, në fshatin Porodinë-Korçë, dyshohet se katër shtetas të maskuar, kanë hyrë forcërisht për të vjedhur në banesën e shtetasit E.D, 38 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të pronarit të banesës, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjestarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen.
Nga ana e Policisë, janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
a.ç