Një autobus me udhëtarë është përfshirë nga flakët këtë pasdite në ‘Rrugën e Kombit’.
fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.
Autobusi vinte nga Kosova dhe ishte nisur drejt Shqipërisë.
Burimet thonë gjithashtu se shkak për përfshirjen nga flakët është bërë një defekt teknik.
Ndërkohë që menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë, ato zjarrfikëse dhe autoambulanca. Më poshtë pamjet e zjarrit të siguruara nga OraNews./a.m.